Konfiskohet mishi i vjetër 40 vjet!

Bota

mishiDogana kineze ka konfiskuar mish të kontrabanduar në vlerë 483 milionë dollarë, përfshirë edhe mish të kalbur e të vjetër më shumë se 40 vjet, shkruan gazeta zyrtare “China Daily”.

Dogana thotë se mishi e ka origjinën nga vitet e 70-ta të shekullit të shkuar. Pjesë të mishit kanë qenë në fazën e shpërbërjes. Nuk dihet ende nëse mishi i konfiskuar është asgjësuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pekini në muajin prill ka ashpërsuar masat për sigurinë e ushqimit, pas serisë së skandaleve me ushqim, transmeton Koha.net, që nga shitja e mishit të gomarit me ADN të dhelprës deri te kontaminimi i qumështit me kemikalien industriale melaminin nga i cili në vitin 2008 kishin vdekur të paktën gjashtë bebe.

Autoritetet kineze kanë filluar aksionin kundër kontrabandimit të mishit të ngrirë të gjedhit dhe njëkohësisht edhe kundër kontrabandimit të prodhimeve nga ferma.

Deri në qershor, autoritetet kanë shkatërruar 21 banda dhe kanë konfiskuar më shumë se 100 mijë tonë mish të kontrabanduar.

ME TE LEXUARAT