Shtyhet sërish seanca plenare e Kuvendit

Kliko per me shume info

kuvendSeanca plenare e Kuvendit nuk do të zhvillohet as këtë javë, për t’iu dhënë kohë deputetëve të punojnë në komisionet e përhershme parlamentare në shqyrtimin dhe përgatitjen e projektligjeve, bëri të ditur të mërkurën zyra e shtypit e parlamentit.

Kjo është java e dytë që Kuvendi nuk mblidhet në seancë për shkak të mosshqyrtimit të pr/ligjeve nga ana e komisioneve parlamentare.

Kliko per me shume info

Angazhimi i deputetëve në zgjedhjet vendore të 21 qershorit e ka ulur ritmin e punës së parlamentit, gjë që reflektohet në vonesat në shqyrtimin e drafteve ligjore të qeverisë, të depozituara në Kuvend.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here