Ja pushka që vrau oficerin e RENEA-s në Lazarat

Aktualitet

sniper-snajperHetimi i prokurorise ka zbardhur detaje te reja nga ngjarja e ndodhur ne Lazarat pak dite me parte ku gjeti vdekjen nje efektiv i forcave speciale RENEA. "Ishim përgatitur për luftë me policinë, që t’i detyronim të largohen nga fshati dhe të mbjellim përsëri hashash në Lazarat", kështu i është përgjigjur prokurorëve 17 vjeçari Xhuliano Malo, i pyetur për arsyen e sulmit, gjatë marrjes në pyetje, duke treguar me detaje të gjithë planin e Arbjon Alikos për sulmin me armë ndaj forcave të RENEA-s dhe FNSH-së.

I riu sipas abcnews eshte pyetur prani të avokatit dhe psikologes. Malo ka treguar se prej disa ditësh Arbjon Aliko po organizonte të rinjët e fshatit, ku ka mbledhur 11 prej tyre të gjithëtë moshës së re, për të sulmuar dhe terrorizuar policinë që të largohet nga fshati. Ai i ka thënë hetuesve, se kishim siguruar armë, fishekë, granata, antitankë e mitraloz për të qëlluar policinë. 17 vjeçari i ka thënë policisë se përveç vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko personat e tjerë nuk i njihte, pasi edhe disa prej tyre mbanin maska në takimet e bëra.

Një ditë para sulmit, Xhuliano Malo ka treguar se e kishin rrëzuar murin dhe kishin hapur disa vrima në mur nga ku do të qëllonin me armë në drejtim të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dosje thuhet se pas mesnatës duke u gdhirë dita e martë të rinjët kanë qëlluar në ajër me armë të ndryshme, si kallashnikov e mitraloz për të tërhequr vëmendjen e policisë.

17 vjeçari ka thënë se natën e sulmit janë ndarë në 3 grupe nga 3 deri 4 persona të armatosur me armë të ndryshme. Ai ka thënë policisë se nga vendi ku mendohet se është qëlluar furgoni i policisë, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha, ka qëlluar Arbjon Aliko pasi ishte i vetmi që kishte një pushkë të këtij lloji që shihni në foto të modifikuar si snajeper.

Edhe ekspertët shkencor, dyshojnë se një predh e dal nga një pushkë e tillë mund t’i ketë sjell vdekjen efektivit Basha. Referuar dëshmisë, prokuroria ka kryer eksperiment në vendin e ngjarjes, ku rezulton se nga vendi ku janë gjetur gëzhojat dhe vendi ku është qëlluar polici Basha ka një distancë prej 280 metra.

Sipas prokurorisë nga vendi i strehimit, ku mendohej se ishte Aliko së bashku me vëllan dhe një person të maskuar, është qëlluar vetëm një herë në drejtim të policisë ndërsa të shtënat e tjera kanë qenë në ajër.

Në këtë vend strehim, policia ka gjetur dhe sekuestruar gëzhoja të pushkës nga e cila mendohet se ka gjet vdekjen efektivi Basha, gëzhoja kalashnikovi, mitralozi, tapa mbyllëse të antitankut e granata dore.

17 vjeçari ka treguar se edhe ai ishte në atë vendstrehim bashkë me Alikon, por ky i fundit e kishte dëgruar të merrte makinën “Benz” për t’i dërgura fishekët dhe lëndën narkotike që ndodhej brenda. Sipas dëshmisë së Xhuliano Malos, të gjithë të rinjët që ishin mbledhur rreth Arbjon Alikos konsumonin lëndë narkotike hashash dhe kokainë thuajse për çdo ditë dhe planifikonin sulme me armë ndaj policisë, për t’i larguar nga fshati që të mbjellin përsëri hashash.

Ndërkohë mesditën e së shtunës, 17 vjeçari Malo do të dal para Gjykatës së Krimeve të rënda për akuzën e vrasjes me dashje të punonjësit të policisë në bashkpëunim me dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko. Mësohet se prokuroria për Malon kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” pa afat.

ME TE LEXUARAT