Arma që vrau oficerin e RENEA-s në Lazarat, snajper rus, 7.5 mm

Aktualitet

sniper-snajperArma me të cilën u qëllua për vdekje efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, mëngjesin e së mërkurës në Lazarat, është një snajper me precizion të lartë, edhe pse me kalibër të vogël.

Pushka e modifikuar për të qëlluar edhe me breshëri,  e modelit rus, snajper “Dragunov”, është e kalibrit 7.5 milimetra. Provat e gjetura në vendin nga ku u qëllua me armë RENEA, i kanë çuar ekspertët e grupit hetimor në këtë përfundim sa i përket armës së krimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën “Panorama” se lloji i armës është përcaktuar nga provat e mbledhura në vendngjarje, mes tyre edhe gëzhojat e kësaj arme, e cila rezulton se ka qëlluar më shumë se njëherë.

Snajperi model “Dragunov” është një armë prodhim rus dhe hetuesit dyshojnë se kjo armë përdoret nga vëllezërit Arbion e Alban Aliko, të cilët vazhdojnë të jenë personat më të kërkuar në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT