Vetëvritet boksieri 25-vjecar nga Kosova

Aktualitet

boksiBurimet bëjnë me dije se personi që ka bërë vetëvrasje me anë të një litari në Fushë Kosovë është boksieri, Denis Hasani.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hasani i cili ishte 25 vjeçar kishte kushte të mira financiare. “Denisi ka pasur biznese dhe disa lokale në qytetin e Fushë Kosovës”, thotë një shok i tij, i cili nuk deshi t’i përmendet emri.

Nga ana tjetër, vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga ekipi mjekësorë i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

ME TE LEXUARAT