Bangkok, një i dyshuar për shpërthimin që shkaktoi 22 të vdekur

Bota

bankokAutoritetet në Bangkok deklarojnë se ka një të dyshuar për bombën e vendosur një ditë më parë në qendër të qytetit.

Video tregon një person të veshur me një bluzë të verdhë që mbërrin në vendin e ngjarjes pak minuta para se të shpërthejë bomba dhe largohet prej andej pa çantën që mbante në shpinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 22 personave dhe plagosjen e 123 të tjerëve. 8 prej viktimave ishin turistë në Tajlandë, bëhet fjalë për 5 kinezë, 2 malajzianë e një filipinas.

Tempulli Erawan Hindu është prej objekteve më të frekuentuara në Bangkok nga turistët, ndaj autoritetet deklaruan se sulmi u krye për të goditur turizmin në Tajlandë.

Autoritetet në Tajlandë nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë sulm të jenë përfshirë aktivistë të lëvizjes një anti-qeveritare, me bazë në verilindje të vendit.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

ME TE LEXUARAT