Tiranë, Këshilli Bashkiak miraton ndihmën ekonomike për shtatorin

Aktualitet

kesh-bashkiakKëshilli Bashkiak i Tiranës eshte mbledhur pasditen e te merkures për të shqyrtuar disa vendime të rëndësishme për kryeqytetin.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, në fjalën e tij falenderoi të gjithë qytetarët që iu bashkuan nismës së “Tiranës pa makina”. “Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka qe të çlirojë dhe të kthejë hapësirat publike dhe ne kemi vendosur që veç investimeve në infrastrukturë, të kemi investime edhe në kulturë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth 100 mijë qytetarë vendosën ta rendisin Tiranën në hartën e vendeve moderne dhe më vjen mirë që jemi në një nivel emancipimi për të patur një përgjigje edhe nga qytetarët e Tiranës për më shumë ajer të pastër, me shumë vend për makinat dhe hapësirat publike”, tha Veliaj.

Ai theksoi se “Ishim të gjithë dëshmitare se sa Tirana kishte nevojë të marrë frymë, ndërsa bashkia po përpiqet për të shtuar hapësirat e gjelbërta, parqet dhe hapësirat për fëmijët. Ajo që do të propozojmë është që në mënyrë periodike do të organizojme një herë në muaj ne sheshin “Skënderbej”, ate qe realizuam dje në Tiranë per t’ua kthyer hapesirat qytetareve dhe femijëve.

Jam i ndërgjegjshëm se qyteti që gjetëm para 60 ditësh nuk është një qytet ideal as për parkimin, as për biçikletat, makinat, autobuzët dhe aq për menaxhimin e mbetjeve, por nga diku duhet të fillojmë dhe ne kemi vendosur që çdo ditë të kemi edhe investime në infrastrukturë, invesitime në kulturë, një kulturë që të besojmë se ky qytet ka hapësirë për të gjithë”.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak administrata jonë ka vendosur të propozoje marrjen e gjashtë vendimeve që kanë rëndësi për qytetin dhe qytetarët tanë. Vendimi i parë lidhet me miratimin dhe dhënien e ndihmes ekonomike dhe pagesën për muajin shtator që të mos kemi asnjë vonese me rimbursimet për personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës.

Vendim i dytë lidhet me dhënien e ndihmës ekonomike për individët dhe familjet në nevojë po per të njëjtën periudhë. Një vendim i rëndësishëm që ka një impak të rëndësishëm për pastërtinë e qytetit dhe rritjen e hapësirave të gjelbërta për qytetarët e Tiranës, është ai që administrata jonë sjell për krijimin e nje agjencie të re që do të quhet Agjencia e Parqeve të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se “sot falenderojmë një nga heronjtë e qytetit tonë, që eshte Pandi Toçe, i cili humbi jetën në përpjekje të shpëtonte një fëmije tek liqeni i Tiranës dhe të marrë titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”. Administrata ka vendosur që ne të bëjmë një pagesë prej 500 mijë leke për familjen e tij në shenjë respekti dhe solidariteti.

Falenderim dhe mirënjohje për organizatat që operojnë në Tiranë, si Fondi Amerikan i Ndërmarrjeve dhe më pas Fondacioni Amerikan për Zhvillim, në shenjë falenderimi të qytetit dhe në prag të investimit në Pazarin e Ri. Ndaj propozojmë titullin “Mirenjohje e qytetit të Tiranës” për të dyja këto organizata. Në fund propozoj të miratoni me vendimin tuaj vendosjen e përmendorës së heroit tonë kombëtar, Ded Gjon Luli në lulishten e Muzeut Kombëtar në rrugën që quhet po ashtu Ded Gjon Luli”.

“Është me rendësi edhe pika e shtuar në rendin e ditës për vendosjen e monumentit të miqësisë midis Shqipërisë dhe Kuvajtit që do të jete në zonën përballë Bibllotekës Kombëtare”, tha Veliaj

ME TE LEXUARAT