Shqiperia ne "Euro 2016"

Federata serbe: Autobusi u godit me gurë rrugës nga Rinasi në Tiranë

fserbeeePas akomodimit në Tiranë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit kanë dale ne nje deklarate per median. Ata kane deklaruar se autobusi i tyre u qëllua me gurë gjatë kohës kur po udhëtonin nga aeroporti i Rinasit drejt kryeqytetit.
Gjatë një konference për shtyp përfaqësuesit e Federatës thanë se incidenti ndodhi në mes të rrugës, por pas ndërhyrjes së policisë shqiptare çdo gjë shkoi normalisht dhe nuk pati incidente të tjera.

“Diku në mes të rrugës kishte një sulm me disa gurë, por jo ndonjë dëm të madh. Reagimi i policisë ishte shumë i shpejtë. Për të gjithë këtë informuam zyrtarët e UEFA-s”, deklaroi perfaqesuesi i Federatës serbe.
Pas tij foli kapiteni i ekipit dhe trajneri. Ata nuk komentuan nëse u kishin ndodhur incidente apo jo, por theksuan se në Tiranë kanë ardhur për fitore.
Trajneri serb Radovan Çurçiç në konferencë për mediat ka thene se pret qe skuadra e tij te jape maksimumin ne fushe.
Nderkohe kapiteni i skuares se Serbise, ka thene se ndeshja ne Elbasan Arena, i tejkalon permasat e nje perballje sporti.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close