Ambasadori i Shqipërisë refuzon notën e protestës nga Serbia

Aktualitet

dacic14Serbia vazhdon ta tensionojë më tej situatën në prag të ndeshjes mes kombëtareve në Shqipëri.

Ministria e Jashtme serbe ka thirrur ambasadorin shqiptar Ilir Bocka dhe i ka dorëzuar notë proteste në lidhje me "goditjen me gurë të autobusit të kombëtares së Serbisë".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nota e protestës i është doëzuar diplomatit Shqiptar në Beograd në një kohë kur presidenti i Federatës Serbe ka artikuluar edhe mundësinë e braktisjes së ndeshjes nga kombëtarja serbe.

"Nota e protestes iu dorezua ambasadorit te Shqiperise per incidentin e ndodhur me autobusin e kombetares serbe ne Tirane", njoftojne mediat serbe.

"Presim te zbulohen autoret e incidentit dhe te vendosen para drejtesise", ka theksuar Ministria e Jashtme e Serbise.

Megjithatë mësohet se ambasadori Boçka ka refuzuar të shkojë në takim duke thënë se nuk ka ndodhur gjë e madhe dhe nuk ka hapësirë për shqetësime.

Ambasadori shqiptar ka konfirmuar për ftesën nga ministria, por nuk ka dashur të komentojë më shumë.

ME TE LEXUARAT