Euro 2016, parashikohet grup i vështirë për Shqipërinë

Aktualitet

armeni-goliTashmë që ëndrra për të marrë pjesë në një kampionat evropian është bërë realitet për kombëtaren kuqezi, vëmendja shkon te shorti i Euro 2016 që do të hidhet në Paris në datën 12 dhjetor.

Ende nuk janë përcaktuar 4 vazot me nga 6 skuadra pasi Uefa e bën këtë ndarje vetëm pasi të kenë përfunduar eliminatoret përfshirë këtu edhe fazën play-off, por sido që të shkojë Shqipëria ka një koeficent të ulët në renditjen e Uefas për kombëtare dhe do të jetë në vazon e 4-t, atë të skuadrave më pak favorite.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjasat që kuqezinjtë e Gianni De Biasit të shortohen në një Grup shumë të vështirë janë të mëdha, gjithsesi Shqipëria shpreson që të paktën nga vazo e tretë të peshkojë një skuadër të kalueshme për të prendetuar kualifikimin në ruandin e 1/8-ave si një nga 4 skuadrat më të mira të renditura në vendin e tretë.

Sigurisht që ky është vetëm një parashikim pasi kjo kombëtare ka treguar se e pamundura nuk ekziston dhe kur bëhet fjalë për një sport si futbolli gjithcka mund të ndodhë. Nëse përpara fillimit të eliminatoreve ëndrra e të gjithëve ishte të kualifikoheshim për herë të parë në një kampionat europian tashmë dëshira e një populli të tërë dhe e futbollistëve të kombëtares është të përballemi me përfaqësuese të mëdha si Gjermania, Spanja, Anglia apo Italia në finalet një kampionati europiani.

Dicka e tillë është mëse e mundur sepse në shortin që do të hidhet në pallatin e kongreseve në Paris 12 Dhjetorin e ardhshëm, Shqipëria do të jetë në vazon e 4-t bashkë me përfaqësuese të tilla si Uellsi, Islanda e Irlanda e Veriut dhe pritet të ketë në Grup minimalisht dy kombëtare shumë të forta. Në short do të marrin pjesë 24 ekipe dhe 6 skuadrat me koeficentin më të lartë në klasfikimin e Uefas për kombëtare do të jenë pjesë e vazos së parë.

Për momentin praninë në këtë vazo e kanë siguruar Franca si vend organizator dhe Spanja si kampionja në fuqi e Europës. Gjithsesi pjesë e vazos së skuadrave favorite pritet të jenë edhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe 1 mes Italisë, Rusisë. Edhe në vazon e dytë do të ketë shumë përfaqësuese me emër, me Belgjikën, Zvicrën, Suedinë e Ukrainën nëse kualifikohen që spikatin më shumë se të tjerat. Në vazon e tretë e sigurtë është prania e Rumanisë, Austrisë dhe Hungarisë skuadra këto që mund të jenë mëse të kalueshme për Shqipërinë. Me pak fjalë për përfaqësuesen kuqezi parashikohet një short shumë i vështirë kjo për vetë madhështinë e eventit në të cilin Shqipëria do të marrë pjesë, megjithatë për këtë kombëtare asgjë nuk është e pamundur dhe duke qenë se kualifikohen në ruandin e dytë edhe 4 skuadrat më të mira të renditura në vendin e tretë nga të 6 Grupet, kualifikimi për më tej mund të mos jetë një mision i paarritshëm për të besuarit e Gianni De Biasit.

ME TE LEXUARAT