Shqiperia ne "Euro 2016"

Luan Krasniqi ka një mesazh për tifozët kuqezi

luanBoksieri i famshëm kosovar, Luan Krasniqi e ka dhënë një mesazh të madh për ndeshjen e sotme Shqipëri-Serbi.

Krasniqi nëpërmjet faqes së tij në Facebook ka lutur të gjithë shqiptarët për prezantim dinjitoz për ti treguar botës se jemi popull mikpritës.

“Miq të mi, ndodhemi në prag të një loje sportive aq shumë të pritur që zhvillohet në Elbasan në mes të kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë. Uroj sukses dhe prezantim si gjithnjë dinjitoz të futbollistëve shqiptarë dhe njëkohësisht jam i bindur se futbolldashësit do të dëshmojnë qëndrim sportiv për të pasur lakmi, që do të jetë në funksion të avancimit të virtyteve sportive dhe vlerave civilizuese, tolerancës dhe respektit, mikpritjes dhe ngadhënjimit në fushën e gjelbër. Këto do të jenë mesazh i fuqishëm për botën nga Elbasani i vendit të shqipeve, nga shqiptarët sportdashës dhe paqësorë. Ndaj, të mundësojmë që kryetitujt e gazetave në botë të mbajnë titullin: Shqipëria e mikpritjes”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shqipëria sonte me fillim në ora 20:45 do të takohet me Kombëtaren serbe në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve për Evropianin “France 2016”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close