Pas Blatterit, rrezikohet me pezullim edhe Plattini

Sport

platiniKomisioni i Etikës në FIFA ka vendosur ta pezullojë për 90 ditë presidentin e institucionit më të lartë të futbollit, Sepp Blatter.

Pezullimi i përkohshëm për Blatter u mor të mërkurën nga anëtarët e Komisionit pas nisjes së procedimit penal ndaj 79-vjeçarit zviceran. Ai akuzohet për nënshkrimin e një kontrate që ishte “e pafavorshme për FIFA-n” dhe se ka bërë një “pagesë pabesie” ndaj presidentit të UEFA-s, Michel Platini.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Blatter, i cili ka njoftuar më herët se do të largohet nga posti që mban në shkurt të 2016-s, pretendon se “nuk ka bërë asgjë të paligjshme apo të papërshtatshme”. Ndërkohë, edhe Platini, 60-vjeçari që kryeson institucionin europian të futbollit, u ka shkruar një letër anëtarëve të UEFA-s, ku mohon të ketë kryer ndonjë shkelje.

Këshilltari i Blatter, Klauss Stohlker, tha se presidenti i FIFA-s ishte “i qetë” pas marrjes së lajmit, por në deklaratën e lëshuar nga përfaqësuesit e tij ligjor thuhej se ai nuk kishte qenë në dijeni të vendimit.

“Ne do të presim që Komisioni i Etikës do të dëgjojë edhe presidentin dhe mbrojtësit e tij, dhe të kryejë një shqyrtim të hollësishëm të provave, përpara se të marrin masa disiplinore”, tha Klauss Stohlker.

Blatter, kur u mor në pyetje nga hetues zviceranë dy javë më parë, deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen e menjëhershme përpara shkurtit, pavarësisht procedimit penal të hapur ndaj tij.

ME TE LEXUARAT