Shqiperia ne "Euro 2016"

Gjesti fashist i futbollistit serb që mbeti pa i vënë re në Tiranë

gjestiiiFutbollisti serb Dushko Toshiç ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale me gjestin e tij fashist.

Gjesti i bërë pas golave të skuadrës serbe në rrjetën e Kombëtares nuk është vënë re, por fotot që kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale i kanë bërë përdoruesit të kërkojnë kuptimin e vërtetë të tre gishtave të ngritur.

Veprimi i ngritjes se tre gishtave është një simbol ekskluziv serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve. Ky simbol është përdorur kundër shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Por nëse mbrëmjen e së enjtes, ai kaloi pa u vënë re nga shumica e tifozëve në Shqipëri, mediat turke sot janë të revoltuara. Kjo pasi vetë Toshiç luan me skuadrën e Besiktasit, në Turqi.

Fansat e kësaj skuadre kanë qenë shumë të revoltuar, madje kanë kërkuar edhe pezullimin e lojtarit nga skuadra. Në faqen “Jeta Osh Qef”, një shqiptar me banim në Turqi shpreh habinë se pse shqiptarët nuk reaguan ndaj këtij veprimi.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close