Durrës, Kombëtarja stërvitje mes zhgënjimit dhe shpresës

Sport

kombetarja15Pas humbjes perballe Serbise, Kombëtarja Shqiptare që ka filluar të mendojë menjëherë për të ardhmen që kalon nga Armenia. Është ndeshja e Jerevanit sfida më e rëndësishme e kuqezinjve në këto eliminatore dhe ata kanë një objektiv të vetëm, fitoren, për të prerë biletën e Euro 2016.

Pak orë pas disfatës në “Elbasan Arena”, të besuarit e Gianni De Biasit nisën përgatitjet me shumë zhgënjim por besimin se mund t’ia dalin mbanë sepse treni francez është ende në stacion. Edhe pse koha në dispzoicion është shumë e kufizuar, trajneri italian nisi punën në Durrës për të përgatitur 90 minutëshin e fundit të grupit I ku Shqipëria mban vendin e tretë me një pikë më pak se Danimarka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç Andi Lilës që iu nënshtrua testeve mjekësore duke rrezikuar seriozisht këtë takim, i gjithë grupi ishte i plotë në seancën stërvitore të zhvilluar në kompleksin “Tropikal”. Dukshëm të zhgënjyer, titullarët e sfidës së Elbasanit u stërvitën të diferencuar për të ulur ngarkesën fizike.

Në formacionin titullar që u stërvit i veçuar, bënte pjesë edhe Ergys Kaçe, i cili zëvendësoi mesfushorin e PAS Janinës, Andi Lila. Pjesa tjetër e skuadrës u vu nën urdhrat e ndihmës/trajnerit Paolo Tramezani duke u ushtruar në lojën me top. Pavarësisht zhgënjimit që ka lënë humbja ndaj Serbisë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ishte i pranishëm në stërvitje ku shkëmbeu edhe disa batuta me trajnerin De Biasi. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, trajneri kuqezi ndoqi nga larg stërvitjen duke menduar edhe për 11-ëshen titullare të transfertës vendimtare të Jerevanit.

Në pjesën tjetër të grupit, ata që e ndoqën ndeshjen nga stoli vijuan stërvitjen me disa skema sulmuese ku Gashi, Cikalleshi e Salihi shënjestruan kuadratin e mbrojtur nga Orges Shehi. Mungesa e vetme e konfirmuar për këtë sfidë është ajo e Ansi Agollit dhe pikëpyetjet më të mëdha lidhen pikërisht me ndryshimet e detyruara në mbrojtje, ndërsa në balotazh mbeten edhe disa emra të tjerë ku nuk përjashtohet maja e sulmit me dyshen Balaj-Cikalleshi.

De Biasi deklaroi pas humbjes ndaj Serbisë se skuadra duhet të dijë të luajë me tru dhe është pikërisht ky detaj që sipas trajnerit mund të bëjë diferencën. Në 90 minutat e fundit të eliminatoreve trajneri ka në dispozicion një grup të plotë, tashmë i takon atij të vendosë për titullarët e Jerevanit, sepse të dielën kjo skuadër ka në dorë fatin e saj.ssport

ME TE LEXUARAT