Shqiperia ne "Euro 2016"

Menaxheri i kombëtares Alban Bushi: Duam vetëm fitore në Armeni

bushiiiiiAlban Bushi, Menaxher i përfaqësueses shqiptare të futbollit tha për Televizioni Shqiptarë, se fitorja është shumë e rëndësishme, pasi arrihet një rezultat historik për futbollin tonë.

“I kemi përcjellë çunave qetësinë e duhur për ta përballuar me sukses këtë sfidë. Të gjithë luajnë në kampionate të rëndësishme dhe dinë si ta përballojnë presionin. Nuk është e njëjta situatë si me Serbinë, nuk është i njëjti presion. Djemtë janë të qetë, pasi e dinë se dhe në rast humbje jemi në Play-off, por ne do luajmë për fitore”, tha Bushi.

Sipas tij rreshtimi i përzgjedhur nga De Biasi është i duhuri për këtë takim. “Taulant Xhaka do të markojë përgjatë gjithë lojës Mikhitaryn, që është dhe lojtari më i mirë i Armenëve, nëse ju kujtohet ishte lojtari që shënoi ndeshjen e parë”, vijoi Bushi. Sipas tij golin e fitores do ta shënojë Cikalleshi.

Edhe mbrojtësi Andi Lila, që nuk do të jetë në fushë sot, u shpreh mjaft optimist. Sipas tij fitorja është i vetmi rezultat i pranueshëm. “Më vjen keq që nuk mund të luaj, pasi jam i dëmtuar, por do fitojmë. Golin mendoj se do ta shënoj Cikalleshi, mbeti duke na e thënë këtë në dhomat e zhveshjes. Uroj shumë që të jetë ai presoni që do na japi fitoren”, nënvizoi Andi Lila.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close