Didier Deschamps: Shqipëria e meritoi kualifikimin në Europian

Aktualitet

dechampShqipëria kualifikohet në Euro 2016 si e dyta e grupit I me 14 pikë duke lënë pas Danimarkën që me dy pikë më pak se kuqezinjtë shkon në play-off.

Verdikti final mund të mos i ketë pëlqyer danezëve por një opinion i pakontestueshëm mbi meritat e ekipit të Gianni de Biasit për kualifikimin në Euro 2016 vjen nga një zë i paanshëm dhe me reputacion.

Është trajneri i Francës mikrpitëse të Evropianit Didier Deschamps që e thotë qartë dhe prerë se Shqipëria ka merituar të shkojë në eventin kontinental më shumë se nordikët. Opinion që merr më tepër pershë po të marrim parasysh se Deschamps është përballur me të dyja skuadrat në këtë fushatë eleminatoresh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për trajnerin e Francës është dicka mëse normale që Shqipëria të shkojë në Europian në kurriz të Danimarkës, sic është shprehur Deschamps në një intervistë për të përditëshmen daneze “Berlingske”. Të dielën Franca e Deschamps mposhti pa u djersitur shumë 1-2 në Kopenhagen Danimarkën, me gjelat që shënuan dy gola me Olivier Giroud brenda pesë minutave.

Pas ndeshjes Deschamps është shprehur se nuk është surprizë që Shqipëria shkon në Evropian poas fitores me Armeninë, ndërsa Danimarka që ka qenë një skuadër më e dobët se sa kuqezinjtë në këto eleminatore duhet të varë shpresat te play offi.

”Shqipëria na ka hapur më shumë probleme se sa Danimarka. Kështu që në bazë të kësaj kuptohet se dy ekipet që kanë avancuar në kualifikimin direkt në Evropian, (Portugalia dhe Shqipëria) e kanë merituar dicka të tillë”, ka theksuar Deschamps.

Në fakt Shqipëria është e vetmja skuadër e grupit I ku ndodhej edhe Franca por që ishte e kualifikuar si vendi mikpritës i Europianit që ka arritur t’i mposhtë gjelat në takimet gjatë fushatës eleminatore. Franca u mposht në Elbasan Arena 1-0 nga goli i Ergys Kaces ndërsa në përballjen në stadiumin e Rennes kuqezinjtë barazuan 1-1.

Në takimet e tjera Franca ka mposhtur Portugalinë 2-1 në shtëpi dhe më pas 0-1 në transfertë. Serbia ka dalë e mposhtur nga 2-1 nga përballja në Francë ndërsa ka barazuar 1-1 në shtëpi, Danimarka është mposhtur në të dyja ndeshjet me gjelat, 2-0 në Francë dhe 1-2 më pas në Kopenhagen ndërsa dhe Armenia ka rregjistruar dy humbje 4-0 në Francë dhe është mposhtur 0-3 në shtëpi.

ME TE LEXUARAT