“Candy Crush” shitet për 5.9 miliardë dollarë

Teknologji

candycrush“Candy Crush” ndryshon pronar. Loja popullore është blerë nga kompania “Activision Blizzard” për 5.9 miliardë dollarë.

Kompania që ka blerë lojën kompjuterike zotëron disa nga lojërat më popullore, si “Call of Duty”, bashkë me lojërat “Warcraft”, “Diablo” dhe “Starcraft”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas një deklarate të lëshuar nga “Activision Blizzard”, kjo kompani tashmë bëhet lider global në lojërat interaktive në celularë, por jo vetëm.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse me ndryshimin e pronarëve do të ketë edhe ndryshime në një prej lojërave më popullore aktualisht në botë.

ME TE LEXUARAT