Nga sot e deri të premten Lufthansa nuk fluturon nga Gjermania

Bota

Lufthansa_A380_D-AIMA-1Ekuipazhi i kabinës së aviokompanisë gjermane Lufthansa ka marrë vendimin se greva e cila filloi të premten në tre aeroportet më të mëdha në Gjermani do të zgjerohet në të gjitha fluturimet.

Kjo, për shkak të mos arritjes së marrëveshjes me drejtorinë në lidhje me beneficionet e të punësuarve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sindikata e cila përfaqëson personelin e kabinës u bëri thirrje anëtarëve të zgjerojnë grevën. Dhjetëra mijëra pasagjerë deri më tani janë prekur nga greva për shkak të së cilës janë anuluar qindra fluturime.

Lufthansa ka vërtetuar se të gjitha fluturimet e saj nga Gjermania duhet të anulohen nga e mërkura në ora katër, sipas kohës lokale, deri të premten në mesnatë.

Sindikata dëshiron të sigurojë rritjen e pagës për 19 mijë anëtarë nëse dalin në pension të parakohshëm, së bashku me kërkesat e tjera për të cilat është në konflikt me drejtorinë e Lufthansa-s, e cila tenton t’i shkurtojë shpenzimet.

Sindikata e refuzoi ofertën e fundit, duke pretenduar se siguron vetëm përmirësimin minimal në negociatat me drejtorinë.

Përfaqësuesit e Sindikatës thanë se kompania kohët e fundit i ka rritur të hyrat vjetore.

Greva nuk do të ndikojë në punën e kompanive të tjera si Germanwings, Swiss dhe Austrian Airlines.

ME TE LEXUARAT