Rusia dërgon sistem raketash në Siri: Do mbrojmë avionët tanë

Aktualitet

sistem-raketashUshtria e Rusise ka kaluar ne ekspansion. Kremlini dërgon një sistem të avancuar raketash në Siri të mërkurën për të mbrojtur avionët e saj që veprojnë atje dhe u zotua se forcat ajrore do të ndërmarin misione fluturuese pranë hapësirës ajrore turke, veprime të cilat duken si një kundër përgjigje ndaj Turqisë e cila rrëzoi një avion luftarak rus, informon Reuters.

Rrëzimi i avionit është një ndër përplasjet më të rënda mes një anëtareje të NATO-s dhe Rusisë për gati 50 vite dhe vështirëson përpjekjet për të luftuar militantët e shtetit islamik në Siri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët e Rusisë shprehën zemërimin e tyre në lidhje me veprimet e Turqisë, dhe folën për masa hakmarrëse si ajo e ndalimit të udhëtimeve të turistëve rusë në vendpushimet turke dhe në kufizime në marrëdhëniet tregtare

Megjithatë përgjigjja e Rusisë ishte e ekuilibruar. Nuk ka shenja se Rusia kërkon një përshkallëzim ushtarak apo të rrezikojë objektivin e saj kryesor në rajon: Për të grumbulluar mbështetje për qëndrimin e saj në lidhje me zgjidhjen e konfliktit në Siri, shkruan Reuters.

"Me urdher te Presidentit Putin, sisteme te mbrojtjes ajrore te gjenerates se re S-400 do te vendosen ne bazen e Latakies, per ti siguruar mbrojtjen e duhur forcave ajrore", thuhet nga mediat ruse.

ME TE LEXUARAT