“Lufta Turqi-Rusi”: Rusët qëllojnë anijen turke në Egje

Kliko per me shume info

rusi-turqiËshtë shënuar incidenti i dytë mes Rusisë e Turqisë pas rrëzimit të avionit rus në kufi me shtetin turk.

Por kësaj here “beteja” është zhvendosur nga qielli në det. Sipas Rusisë, një anije ruse është detyuar që të përdorte armët, për të shmangur përplasjen me një anije turke mallrash.

Kliko per me shume info

Bëhet fjalë për një sulm me armë nga ana e ushtarëve rusë, të cilët kanë gjuajtur në drejtim të anijes turke, në pjesën veriore të Detit Egje.

Përmes një deklarate, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se, ekipi i anijes luftarake Destrojeri “Smetlivi” u detyrua të përdorte armët e zjarrit për të shmangur përplasjen në Veri të detit Egje.

Ngjarja ndodhi 22 kilometra larg ishullit të Greqisë, Lemnos. Nga të dhënat, nuk është raportuar për të lënduar apo për viktima.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ushtarët kishin gjuajtur në drejtim të anijes me mallra turke për të shmangur përplasjen me anijen ruse, raporton “B92”, transmeton “Gazeta Express”.

Raportet Rusi–Turqi u tensionuan para disa kohësh pas rrëzimit të avionit rus, i cili kishte kaluar vijën kufitare të Sirisë dhe kishte hyrë në territorin turk. Moska paralajmëroi bllokimin e lëvizjes së lirë me Turqinë pasi arrestoi edhe disa biznesmenë turq në Rusi.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here