Skandali në Durrës, Gjykata martoi 2 herë të moshuarën për ti marrë pronat

Aktualitet

e-moshuara-durresNjë 63-­vjeçare e martuar prej 28 vjetësh është shokuar kur ka zbuluar së është martuar nga Gjykata e Durrësit për të dytën herë, për t’i grabitur pronën.

Luljeta Hoxha. Jam gjyshe, gjykata tjetërson pronat!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Më kanë bërë bashkëshorte të tjetërkujt, më kanë sjellë shok të madh shëndetësor dhe në familje, jam bashkëshorte e Luan Hoxhës me të cilin jam martuar në vitin 1988. Kemi familje të rregullt. Gjykata për të prishur një vendim pronësie, më ka martuar me dikë tjetër. Më ka martuar me shtetasin Gëzim Xhyreta nga Shkodra, me të cilin nuk kam lidhje fare. Gëzim Xhyreta është shitësi i pronës që kam blerë 12 vjet më parë, dhe kam paguar paratë e jam me dokumente të rregullta”, këtë skandal të gjykatës së rrethit Durrës, publikon Luljeta Hoxha gjatë një prononcimi.63-vjeçarja, në vitin 2003 ka blerë një pronë, kundrejt të gjitha rregullave në fuqi, me vlerë 3,2 milionë lekë, kundrejt të gjitha rregullave në fuqi. “Unë jam pronare e një prone të cilën e bleva me të gjitha dokumentet nga shtetasi Gëzim Xhyreta. Por më pas më kanë paditur për kthim prone, të afërmit e shitësit të pronës. Prona është blerë me dokumente të rregullta duke nisur nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive, noteri, akti i shit-blerjes etj., të gjitha të rregullta. Paditësi ka kërkuar prishje vendimi për pronën, dhe gjykata në vendim më ka bërë mua bashkëshorten e shitësit. Ky është skandal!

Unë shitësin e kam njohur para 12 vjetësh kur bëra blerjen, e as nuk kam më lidhje me të. Tani as nuk e njoh po ta shoh në rrugë. Gjykatësja jo vetëm që ka vendosur që unë të kthej pronën te bashkëshorti im, por të kthej edhe shumën prej 32,5 milionë lekë të vjetër që e kam blerë. Unë jam blerësja, jam Luljeta Hoxha, bashkëshortja e Luan Hoxhës, nuk kam lidhje fare me vendimin e dhënë nga gjykata. Ose gjykatësja ka rrjedhur, ose është tërësisht e korruptuar. Ta zgjidhë shteti, ta zgjidhë KLD-ja, Ministria e Drejtësisë! Ta zgjidhin ata që e kanë për detyrë, sepse ky është skandal i madh që po më bëhet mua si qytetare në dyert e drejtësisë!”

ME TE LEXUARAT