Van Gaal refuzon Januzajn tek M.United, e dërgon tek U-21

Sport

van-gaalAdnan Januzaj do të luajë ndeshjen e parë pas kthimit nga Dortmund të hënën, por jo me ekipin e parë të Manchester Unitedit.

Louis van Gaal e ka dërguar atë tek skuadra e U-21, e cila të hënën luan me moshatarët e Readingut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trajneri i “Djajëve të Kuq” të premten ka folur për rikthimin e talentit kosovar, pas huazimit katër muajsh në Borussia Dortmund, tek të cilët nuk mundi të tregojë veten.

“Shpreosj se ai do të mund të tregojë talentin e tij këtë vit me Manchester Unitedin”, deklaroi Louis van Gaal në konferencën për shtyp.

“Unë besoj në talentin e Adnanit. E kam thënë edhe më përpara, se ai do ta ketë shumë të vështirë të luajë në ndeshjet e Dortmundit dhe fatëkeqësisht kisha të drejtë. Pastaj, nëse ai nuk luan atje, është më mirë të rrijë këtu, të stërvitet mirë dhe të tregoj talentin e tij për ekipin e parë”, shtoi holandezi.

“Ai është testuar sot në mëngjes, pasi nuk ka luajtur për 90 minuta në Dortmund, prandaj duhet të tregoj përgatitjen e tij në ekipin e dytë. Ne do të presim për të parë se çfarë thonë letrat për përgatitjen e tij fizike. Do të shohim nëse do të mund të luajë të hënën për ekipin e dytë. Nëse ai është i gatshëm për të luajtur, mund t’i tregojë cilësitë e tijë”, theksoi më tutje, Louis van Gaal.

Januzaj iu bashkua Unitedit të enjten, pas ndërprerjes së huazimit nga Dortmundi./Olle

ME TE LEXUARAT