Armand Duka: Miqësore me një ekip të Euro 2016 në Mars

Kliko per me shume info

armando_dukaNjë miqësore e konfirmuar për në datën 26 Mars. Ky është informacioni që kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dha për mediat, duke mos zbuluar emrin e kundërshtarit. Në prononcimin e tij, Duka zbuloi se bëhet fjalë për një skuadër që është pjesëmarrëse në Europian dhe theksoi se zyrtarizimi do të bëhet nëpërmjet një deklarate të përbashkat në 3 Shkurt.

Sipas tij, kjo sfidë do të luhet jashtë Shqipërisë, ndërsa bisedimet për një tjetër ndeshje 3 ditë më pas, nuk janë finalizuar ende. Duka theksoi se federata po punon në këtë drejtim edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete. Kreu i federatës konfirmoi gjithashtu se përpara debutimit zyrtar kundër Zvicrës në Euro 2016, Shqipëria do të luajë dy teste miqësore në muajin Maj që do t’i shërbejnë trajnerit Gianni De Biasi për të kolauduar grupin dhe për të mësuar më shumë rreth formës së lojtarëve të veçantë.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here