Prokuroria dërgon në gjyq Endira Bushatin, shpërdoroi detyrën tek AMA

Kliko per me shume info

endira bushatiTIRANE – Ish-kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovzive, AMA, Endirë Bushati përfundon në gjyq si e pandehur për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Prokuroria e Tiranes,  ka mbyll hetimet duke dërguar në Gjykatën e Tiranës dosjen penale ndaj të pandehurës Bushati, e cila pritet të gjykohet nga gjyqtari Martin Deda.
Sipas prokurorisë, ish-kryetarja e AMA-së ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar dhe detyruar me shkresë zyrtare, televizionet kabllore në rrethe të transmetojnë programacionet e televizioneve kombëtare në shkelje të hapur të ligjit.

Kjo shkresë, pavarësisht që ishte e kundraligjshme ka mbetur në fuqi për më shumë se 6 muaj, kohë kur ish-kryetarja e AMA-së e kishte kuptuar se ka shkelur ligjin duke e riformuluar. Por edhe pas riformulimit, prokurorët thonë se e pandehura ka lejuar piraterin nga televizionet kabllore në rrethe.

Kliko per me shume info

Sipas akuzës, kjo pirateri është denoncuar pranë institucionit të AMA-së që nga vitit 2009, thuasje çdo muaj të këtyre viteve nga televizionet kombëtare por kryetarja e Bushati nuk ka marr asnjë iniciativë administrative për të gjobitur subjektet që televizioneve locale apo ndaluar fenomenin e piraterisë.

Ky mos veprim i ish-kryetares së AMA-së ka lejuar që televizionet kabllore në rrethe të perfitojne ne menyre te kundraligjshme materialisht, ne formen e shitjes se programeve te tyre dhe transmetimeve te paligjshme tek publiku i gjere.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here