Tiranë, policia caktivizon pakon me 400 gramë eksploziv në makinë

Aktualitet

eksploziv-trNjë bombë me qarkelektrik dhe 400 grame tritol eshte gjetur pas mesditës së sotme ne nje makine në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Hoxha Tahsim" ku makina AA 877 GZ është konstatuar nga djali i pronarit te saj me xham të dëmtuar në pjesën e pasme dhe me dy qese të mbështjellame natriban.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina është bllokuar në vendin ku ndodhet e parkuar në Tiranë ndërsa policia po kryen verifikimet në lidhje me ngjarjen.

Denoncimi në polici në lidhje me ngjarjen është bërë nga pronari i mjetit që ka dyshuar se ka lëndë plasëse në automjet.

Forcat speciale xheniere kane hequr dy pakot e dyshimta nga mjeti, qe eshte ne pronesi te Ariel Rrapit por qe sot perdorej nga babaii tij Shefqet Rrapi.

Ne to eshte konstatuar se ka tela te lidhur ne menyre te dyshimte dhe perkete aresye, qeset jane izoluar ne pajisje te posacme dhe jane derguar per ekzaminime ne laboratorin e policise.

Deklarata e policise

Më datë 21.03.2016, rreth orës 14:10, në rrugën "Sitki Çiço", në afërsi të shkollës "Nikel Dardani", në mjetin tip "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit A. R., i cili ka konstatuar xhamin e mjetit të thyer dhe kur e ka kontrolluar mjetin në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë.

Në vendin e ngjarjes policia dhe forcat xhenieretë cilët po verifikojnë mbi përmbajtjen e pakos.

Pak caste me pare, policia pranoi se ne makine eshte gjetur eksploziv.

"Në brendësi të pakos u gjet lëndë plasëse e dyshuar C4 me peshë rreth 400 gr, e cila u çaktivizua nga forcat xheniere. Brenda mjetit u gjet edhe një qark elektronik e cila furnizohej nga një bateri", theksoi policia.

ME TE LEXUARAT