Videoja shokuese, 5-vjecaret i detyrojnë të martohen
Një tjetër video shokuese është publikuar në internet. Në të tregohet një martesë masive në Indi të vajzave të vogla, disa vetëm 5 – vjeç.
Një tjetër vajzë, rreth 10 – vjeç shfaqet duke qarë, teksa mban dorën e partnerit të saj adoleshent.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E veshur me fustan rozë, ajo mund të dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkohë që e detyrojnë të ecë 7 herë rreth një zjarri në një ritual hindu.
Videoja në fjalë, e publikuar në YouTube, është xhiruar javën e shkuar në Chittorgarh, një qytet në Rajasthan, në Veri të Indi.
Pamjet kanë shkaktuar një reagim të fortë të grupeve për të drejtat e fëmijëve. Mosha ligjore në Indi për t’u martuar është 18 për vajzat dhe 21 për meshkujt.
Ceremonia në fjalë quhet Akshaya Tritiya dhe janë 6 martesa që zhvillohen në 2 ditë. Një prej nuseve është një vajzë 5 – vjeç, që detyrohet të martohet me një 11 – vjeçar.