Video Lajme

Hapet restoranti i parë ku klientët lejohen të hyjnë vetëm nudo

Në Londër do të hapet restoranti i parë Nudo, inaugurimi i të cilit pritet të bëhet në verë.

Restoranti i quajtur “Bynyadi” ka një listë pritjeje prej 4 mijë personash, ndërsa do të hapet në muajin qershor deri në fund të gushtit. Personat që do të shkojnë në këtë restorant, do të “provojnë çlirimin e vërtetë”.

Drejtuesit e restorantit kanë menduar gjithçka deri në detaj. Para se të hysh në restorant ka një dhomë ku mund të vendosen rrobat dhe sendet e tjera në dollap të posaçëm.

Vajzave ju jepet një fustan i lehtë dhe është në dorën e tyre nëse duhet ta mbajnë ose ta heqin plotësisht.

Restoranti do të ketë një menu të posaçme, ku do të shërbehet në tavolina. Menyja përshin mish të pjekur në skarë, ndërsa gjithçka do të jetë e gatuar me dru zjarri.

Ushqimi do të jetë i servirur në enë balte. Siç thuhet, 20 mijë persona kanë shprehur interes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close