Pogradec, aksidenti, kush është 23-vjeçarja që humbi jetën, plagoset i riu

Aktualitet

aksidenti-pogadecNjë i vdekur, një i plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik në Pogradec. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Leshnicë.

Nga të dhënat policore bëhet e ditur se viktima ka mbetur 23-vjeçarja Fabiola Qendraj banuese në Vlorë, ndërsa është plagosur 29-vjeçari me inicialet E.M., nga Pogradeci.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burimet e policise pohojnë se ishte vajza ajo që drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA 282 MG, në kohën kur ai ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Makina Mercedes-Benz me targa AA 282 MG dyshohet se ka dalë nga rruga prej shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte 23-vjeçarja, por edhe për shkak të reshjeve të shiut.

I riu është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

ME TE LEXUARAT