Dorëhiqet deputeti i PDK, i shpallur në kërkim

Kosovë&Rajon

azem-sylaDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili akuzohet nga Prokuroria si kreu i një grupi kriminal për tjetërsim pronash, ka paraqitur të enjten pasdite dorëheqjen nga pozita e deputetit.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Syla ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ndërsa është shprehur i hapur për bashkëpunim me drejtësinë, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Menjëherë pas dorëheqjes së Sylës, ka reaguar kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka përshëndetur aktin e Sylës për t’iu hapur rrugë organeve të drejtësisë në procesin e zbardhjes dhe trajtimit të çështjes së hapur ndaj tij.

“Me këtë veprim, ai po vendos një precedent të ri të qytetarisë dhe përgjegjësisë publike, që duhet të shërbejë si standard dhe model për të gjithë ata, që gjenden në rrethana të ngjashme”, ka thënë Veseli.

ME TE LEXUARAT