Ftesa e ministres Kodheli: Ja ku duhet të bëni turizëm në Shqipëri

Soft

kodheli-turizemMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli inspektoi sot punimet për ndërtimin e urës “bailey”, në Sylbicë të Tropojës, e cila do të lidhë 6 fshatra. Ministrja Kodheli theksoi se qeveria, ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura janë në shërbim të shqiptarëve.

“Ikni bëni turizëm në bjeshkët e Tropojës. Te Polinat e Bardha, mbi lumin Shipshan që pengonte rrugën për në bjeshkë, Forcat e Armatosura të Shqipërisë ndërtuan një urë “bailey”, që veç banorëve të 6 fshatrave të kësaj krahine të mrekullueshme, i shërben më së shumti zhvillimit të turizmit dhe rrjedhimisht krejt zonës”, shkruan ajo në rrjetin social “Facebook”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

bjeNdërtimi i urës me peshëmbajtje 18 ton mundësoi edhe hapjen e rrugës, deri dje shteg që përshkohej vetëm në këmbë.

Ministrja vlerësoi se ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit mes FA-së, pushtetit lokal dhe mbi të gjitha malësorëve atje.

ME TE LEXUARAT