Plas në Gjirokastër, policët e rendit përleshen me kolegët e FNSH

Soft
Plas në Gjirokastër, policët e rendit përleshen me

Me sa duket marrëdhënia ndërmjet Policisë së Gjirokastrës dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është duke kaluar një "krizë", që shpresojmë të jetë e përkohshme.

Një nga detyrat kryesore të policisë është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, por në rastin konkret efektivët e FNSH-së janë përplasur fizikisht me Policinë e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë, pranë kufirit me Greqinë. Situata ndërmjet tyre ka qenë e tensionuar, aq sa ka degraduar deri në përplasje fizike mes efektivëve. Në këtë rast, është e sigurt se sherri po bëhet për një kauzë madhore se nuk mendohet të jenë përplasur për arsye të tipit: "Pse ma ke lëpirë gjalpin?". "Dihet se ku fle lepuri"- është një shprehje popullore që i përshtatet më së miri këtij rasti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Forcat e FNSH perplasen me ato te Drejtorise se Policise Gjirokaster prane kufirit me Greqine gjasme jan dislokuar aty per valen e refugjatve dhe njekohesisht por ndo1 parcel te kendshme me Canabis"

ME TE LEXUARAT