Trajneri i Belgjikës: Adnan Januzaj mund ta zgjedhë Kosovën

Sport

belgjika-januzajTrajneri i Përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, në një konferencë për shtyp është pyetur rreth lajmeve të fundit që qarkulluan në mediet belge, ku thuhej se Adnan Januzaj do të zgjedh Kosovën.

Januzaj kishte refuzuar Shqipërinë në vitin 2014, për t’iu bashkuar Belgjikës ku edhe ishte ftuar për botërorin e mbajtur në Brazil në vitin 2014.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por mos ftesat në ndeshjet e fundit te Belgjika, duket se i kanë kthyer mendjen futbollistit me prejardhje nga Istogu, që nuk po kalon një sezon të mirë te Manchester Unitedi, as pas ndërprerjes së huazimit nga Borussia Dortmund.

“Ka dy vjet, e pyeta Adnanin se kë do zgjedh dhe ai me zemrën e tij erdhi tek ne. Nëse ai ka ndryshuar mendje, beson se është më mirë të shkojë diku tjetër, unë nuk do të marrë asnjë veprim. Unë nuk do të bëjë asgjë gjithsesi ... për momentin. Ai po kalon një tjetër sezon të komplikuar. Hera e fundit që kam folur me të ishte kur ai zgjodhi të huazohet te Dortmundi, dhe unë e pyeta nëse kjo ishte një ide e mirë pasi që atje kishte një konkurrencë të madhe”, deklaroi Wilmots, transmenton RTL.be

Për pranimin e Kosovës, UEFA më 3 maj do të votojë në Kongresin që do të mbahet në Budapest të Hungarisë.

ME TE LEXUARAT