Ja emri që i mundësoi Arben Frrokut lëvizjen lirshëm në Holandë

Aktualitet

arben-frrokuArben Frroku ka lëvizur lirshëm në Holandë deri ditën e arrestimit falë një dokumenti të falsifikuar. Ai mbante një pasaportë greke me identitetin e një shtetasi shqiptar, me banim në Korçë.

Frroku mbante edhe një patentë biometrike me emrin Renato Cepa, vendlindja Shqipëri, i datëlindjes 15.11.1967.

Dokumenti mban fotografinë e Frrokut dhe rezulton të jetë lëshuar më 14.06.2011 me afat deri në qershor të vitit 2031.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raporton “Tv Klan”, Renato Cepa,  49 vjeç, jeton në Korçë në lagjen numër 3, në rrugën “Nesti Dishnica”  dhe është babai i tre fëmijëve, por ka jetuar për shumë vite në  Greqi.

Cepa po kërkohet aktualisht nga policia, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e falsifikimit të dokumenteve të tij të identifikimit.

ME TE LEXUARAT