Teknologji

Bëni kujdes, ky veprim në Facebook mund t`ju kushtojë me burg

facebook-phonePërdoruesit e Facebook të cilët krijojnë llogari në emrin e dikujt tjetër mund të shkojnë në burg, sipas udhëzimeve të reja.

Njerëzit të cilët përdorin rrjete sociale në për të cënuar apo sulmuar të tjetrët duhet të dënohen, sipas Shërbimit të Ndjekjeve Penale Crown, raporton Independent.

Rregullat e reja janë vendosur pasi fotot apo informacionet e publikuara duke u shtirur si dikush tjetër në Facebook mund të dëmtojnë reputacionin e tyre dhe t’i turpërojnë.

Autoritetet thanë se ky ligj është përgjigjigje e ndryshimit të natyrës së krimit online.

“Ata që hapin llogari false mendojnë se duke përdorur profile me emrin e dikujt tjetër janë të pakapshëm, por policia mund të përdorë teknika për t’i gjetur ato” – shprehet Alison Saunders, drejtore e e shkeljeve publike penale.

Sipas Help Center në Facebook “llogaritë mashtruese” nuk lejohen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close