Euro 2016

Ja kush është tifozi i flaktë shqiptar, që tashmë flet e gjithë bota…

shqiptar-tifozDjaloshi me origjinë nga fshati Tatesh i Strugës, Besmir Limani është dhe personi që ka tërhequr vëmendje dje në mediat europiane, si një tifoz i flaktë i kombëtares shqiptare.

Ai jeton në Winthertur të Zvicrës, dhe në një rrëfim ekskluziv për portalin Drini.mk, në Maqedoni Besmir Limani tregon emocionet mbi këtë situatë, duke theksuar se ai bën gjithcka që ndjen për kombëtaren shqiptare, ndërsa promovimi mediatik është një vlersim i cili e bën të ndihet mirë.

“Jam i zhgënjyer sepse meritonim më shumë në ndeshjen ndaj Zvicrës, por ky është futbolli. Kombëtaren e dua dhe do ta mbështes derisa të marr frymë. Përpiqem të ndjek cdo ndeshje të saj dhe kjo është një virtyt familjar i imi. Ne jemi të dhënë shumë mbas kombëtares por edhe flamurit kuq e zi në përgjithësi. Vizatimi i fytyrës me shqiponjën dykrenare është kthyer në një traditë për mua në cdo ndeshje të kombëtares. Atë e realizoj vetë dhe për ta bërë në mënyrën më të mirë humbas rreth 5 orë para pasqyrës duke shfrytëzuar ngjyrë speciale.

djaloshi-shqiponje-ftyreNuk duhet të zhgënjehemi kurrë, djemtë tanë e kanë kryer misionin, tani vetëm duhet të festojmë promovimin tonë në arenën ndërkombëtare të futbollit, të tregojmë vlerat tona kulturore fillimisht pastaj edhe ato sportive” ka thënë Limani.

Faqet ndërkombëtares sportive si ajo zyrtare e UEFA-së, EURO 2016, media si BLICK, media franceze, gjitha mediat shqiptare ne Kosove, Shqiper, Maqedoni dhe të tjera tashmë qarkullonë foton me fytyrën e vizatuar të Besmir Limanit. /albeu/

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close