Tragjedia, gjendet avioni i rrëzuar i “EgyptAir”

Bota

egypt-air16Autoritetet egjiptiane pretendojnë se kanë pikasur mbetjet e avionit të “EgyptAir” të zhdukur muajin që shkoi mbi Detin Mesdhe. Në deklaratën e lëshuar prej tyre thuhet se janë identifikuar zonat kryesore ku ndodhen pjesët e avionit dhe një sondë nënujore robotike ka dërguar pamjet e tyre të para.

Pjesët e “airbus”-it A320 janë lokalizuar diku mes ishullit grek të Kretës dhe brigjeve egjiptiane. Fluturimi MS804 me 66 persona në bord u rrëzua në 19 maj teksa udhëtonte nga Parisi drejt Kajros. “Airbus”-i u zhduk nga ekranet e radarëve grekë e atyre egjiptianë pa dërguar asnjë sinjal për ndihmë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Objekte që pluskonin në ujë e të identifikuara si të avionit egjiptian u gjetën pak ditë më pas, 290 km në veri të Aleksandrisë. Zona e kërkimit ishte një prej më të thellave në Mesdhe, ku në disa vende llogaritet të mbërrijë edhe në më shumë se 3 000 metra.

Ekipet e kërkimit diktuan në fillim të qershorit sinjale nga një prej kutive të zeza të “airbus”-it, por nuk premtonte shumë: ekspertët kishin paralajmëruar se lëshimi i sinjaleve nga regjistruesi i zërit dhe të dhënave të fluturimit të MS804-ës do të përfundonte në 24 qershor, kohë kur llogaritej të binin bateritë e tyre.

Shkaqet e aksidentit vazhdojnë të mbeten mister. Rikuperimi i kutive të zeza është i një rëndësie kyçe në këtë drejtim, pasi mund të sqarojë nëse shkaku i fatkeqësisë ishte një difekt mekanik, rrëmbimi i avionit apo një bombë në bord.

ME TE LEXUARAT