De Biasi-Tramezzani, videoja që po thyen rekordin e rrjetit

Aktualitet

debiasi-trameziniKjo video eshte kthyer ne nje trend, ne nje boom ne rrjetet sociale. Gjeste te njejta, perkulje e njejte, fjale te njejta. Ky eshte sintonizimi perfekt i dy teknikeve italiane te skuadres kombetare te futbollit kuqezi.

Trajneri italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka qenë në ankth gjatë ndeshjes me Francën, sidomos në pjesën e dytë, kur ka parë të tijtë të “fiken” pak e nga pak fizikisht, ndërsa transalpinët po e shtonin “gazin”, duke ushtruar një presion asfiksues, që arriti pas 89 minutash lojë të thyente mbrojtjen tonë heroike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ishte lojtari i sapofutur në vend të gjigandit Ajeti, Frederik Veseli, që nuk markoi sulmuesin francez, Griezman, duke i dhënë këtij të fundit komoditetin e duhur për të goditur me kokë dhe çuar dëm tërë atë mund e djersë të kuqezinjve.

Një “bast” i humbur i De Biazit ky, me Veselin, përfshirja e të cilit në listën e 23 lojtarëve shkaktoi shumë polemika. Sidoqoftë, 60-vjeçari nga Sarmede e Italisë, që sot ka ditëlindjen, ka reaguar plot pasion gjatë gjithë ndeshjes kundër Francës, ku më së shumti ka qëndruar në këmbë. Pasi e nisi duke kënduar himnin shqiptar, ai në një rast u pa shumë i sinkronizuar me ndihmësin e tij, Paolo Tramazzani, në lëvizjen e duarve, duke udhëzuar kuqezinjtë në fushën e blertë.

Në rastin kur Franca shënoi golin e parë, De Biazi u pa ta godiste ndihmësin e vet, për të shfryrë në këtë mënyrë zemërimin dhe zhgënjimin. Sidoqoftë, Veseli është “veto” e tij, ndaj u vërtetua shprehja jonë popullore, që thotë se “fija këputet aty ku është më e hollë”. Nëse në vend të Ajetit do të ishte futur Gjimshitit, apo Rrahmani, që u dërguan në shtëpi, a do të ishte lejuar të “hidhte valle” Griezman në zonën tonë? Përgjigjia mund të merret me mend sipas “midesë” së gjithkujt, por Veseli e la sponsorizuesin e tij në baltë, në momentin më kritik.

ME TE LEXUARAT