Euro 2016

Francë-Shqipëri, fotoja që po bën xhiron e Europës

fotojaNje ndeshje futbolli mund te jete nje feste. Nje dite e shenuar, nje kujtim i bukur.

Kjo foto e dy tifozeve shqiptare qe shkembejne puthje ne stadium po ben xhiron e Europes diten e sotme.

Tifozët shqiptarë treguan se janë më europianë se vetë europianët. Atmosfera festive e tifozëve shqiptarë në të dy ndeshjet, si në Marsejë kundër Francës por dhe në Lens në ndeshjen me Zvicrën ka qenë fantastike.

Të shumtë në numër, tifozët ngjyrosën kuq e zi qytetet franceze dhe kudo gjëmoi kënga shqip e megjithatë askund në asnjë rast nuk u shënua asnjë incident.

Tregues se nuk mjafton të jesh në familjen europiane për të qenë europian, duhet të jesh në shpirt dhe në sjellje. Dhe ne jemi europianë: Një bravo dhe një falenderim për tifozerinë shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse por dhe nga të gjitha shtetet ku jetojnë për qytetarinë që treguan duke dhuruar atmosferë por dhe mbështetur kombëtaren me zemër dhe pa dhunë

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close