Kosova - Rajoni

DPA: Premtimi i dyshimtë evropian për Ballkanin

ballkaniEdhe pas gjithë këtyre takimeve dhe samiteve, Gjermania para dy viteve lansoi formatin e ri të njohur si Konferenca për Ballkanin Perëndimor.

Pas Blerimit (2014) dhe Vjenës (2015), tash, të hënën e 4 korrikut, takimi mbahet në Paris.

Konferencat për Ballkanin Perëndimor deri me tash kanë shërbyer për të mbuluar mungesën e vullnetit të BE-së që të pranoj shtete të reja, shkruan Thomas Bray, korrespodent i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

Të hënën në Paris do të mbahet konferenca e tretë. Ballkani nuk mungon në konferencat politike. Para katër javësh liderët e rajonit në Sofje festuan 20 vjetorin e “Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore”.

Më shumë se tetë vjet liderët e shteteve të rajonit takohen në kuadër të “Këshillit rajonal për bashkëpunim”.

Në fund të majit, shefat e shteteve të Evropës juglindore mbajtën samitin vjetor në Sarajevë në kuadër të procesit “Brdo-Brioni”.

Edhe pas gjithë këtyre takimeve dhe samiteve, Gjermania para dy viteve langoi formatin e ri të njohur si Konferenca për Ballkanin Perëndimor. Pas Blerimit (2014) dhe Vjenës (2015), tash, të hënën e 4 korrikut, takimi mbahet në Paris.

Shefat e shteteve të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës do të takohen me politikanët me të rëndësishëm të BE-së.

Aty pritet të jenë krerët e Gjermanisë, Francës, Austrisë dhe vendeve tjera të Unionit.

Qëllimi kryesor: vendet e Ballkanit duhet t’i afrohen sa më shpejt Brukselit, sidomos tash pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close