Euro 2016

EURO 2016 – Asnjë festim në ”Champs-Elysees” nëse Franca shpallet kampione

francaEkipi kombëtar francez i futbollit nuk do të mund të festojë me një paradë në bulevardin e famshëm parizian ”Champs-Elysees” nëse shpallet kampion i Evropës, thanë sot autoritetet lokale.

Shefi i policisë, Michel Cadot deklaroi se kanë filluar përgatitjet për një paradë tjetër gjigante me rastin e festës kombëtare të Francës, e quajtur ndryshe Dita e Bastijës.

“Është absolutisht e pamundur”, tha Cadet. ”Ne nuk mund të kemi turma këtu gjatë të hënës”, tha nga ana e tij zyrtari i lartë i bashkisë së Parisit, Mathias Vicherat.

Ndërkohë, asnjë zyrtar nuk mund të thotë se ku do të festojë ekipi francez nëse shpallet kampion i Evropës.

Megjithatë, tifozët mund të festojnë në ”Champs-Elysees” menjëherë pas ndeshjes, pasi bulevardi do të jetë i bllokuar për trafikun.

Rreth 3 400 policë do të dislokohen sot në zonë për sigurinë e ndeshjes duke rritur praninë e tyre sidomos në kullën ”Eiffel” dhe në Saint Denis.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close