De Biasi ndryshon formacion ndaj Francës në mbrojtje e mesfushë

Aktualitet

debiasi16Ndeshja e dytë për Shqipërinë, ndaj Francës, pritet të sjellë dhe ndryshime në formacionin që Gianni De Biasi ka menduar të hedhë në fushë që nga minuta e parë.

Porta dhe sulmi janë dy repartet që do të kenë të njëjtët lojtarë që ishin edhe ndaj Zvicrës, pra Berisha dhe Sadiku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshimi i vetëm në mbrojtje, pritet të jetë Ajeti. Mbrojtësi 22-vjeçar do të zërë vendin e kapitenit Cana, ndërkohë pjesa tjetër do të ajo e përhershmja.

Ndryshimi më i madh pritet të jetë në mesfushë. Ditët e mërkurë pritet të rikthehet në fushë që nga minuta e para Memushaj, i cili mesa duket do të jetë dirigjenti i kuqezinjve përballë Francës.

Por vlonjati pritet t’i zërë vendin Xhakës, i cili në ndeshjen me Zvicrën nuk e ka bindur siç duhet trajnerin italian.

Një tjetër ndryshim në këtë repart pritet të jetë dhe Lila, i cili do të zëvendësojë Roshin.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë, e cila do të luhet të mërkurën në Marsejë.

ME TE LEXUARAT