Lajmi i fundit

Zbulohet shuma e vjedhur në bankën e Vlorës, policia: Ja sa euro u morën

bkt-vlorePolicia e Vlorës njoftoi në lidhje me vjedhjen e Bankës së nivelit të dytë, të ndodhur ditën e djeshme se autorët kanë vjedhur 6 milione lekë dhe 33.695 euro dhe deri tani është gjetur makina e braktisur prej tyre.

Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targë 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjeta e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata” (pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore).

Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje, rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë rrugës Transballkanike. Për vjedhjen e këtij automjeti, nga ana e Policisë janë kryer veprimet proceduriale dhe automjeti rezulton i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë hetimet për të sqaruar edhe rolin e shërbimit të sigurisë private që ka nënshkruar kontratë për sigurinë e bankës.

Policia po punon intensivisht për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes,” thuhet në njoftim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close