Shkodër, arrestohet 27-vjecari, bashkëpunues në Operacioni “LUX”

Aktualitet

polic-shkoderKërkimet mbi operacionin e koduar ‘’LUX’’, nisur në muajin prill të këtij viti, ku u sekuestruan 19mjete luksoze dhe u arrestuan 11 persona, duket se nuk janë mbyllur. Nga Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të paligjshme në Shkodër, është bërë e mundur ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim, Urim Selçetaj, 27 vjeç, banues në Koplik Malësi e Madhe.

Sipas policisë ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi më datë 7 prill të këtij viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “trafikimi i mjeteve motorike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksioni i policisë së Shkodrës zhvilluar katër muaj më parë bëri të mundur zbulimin e një rrjeti trafiku të automjeteve të vjedhura në vendet e rajonit e më gjerë si Mali i Zi, Bosnje, Kroaci, Itali e Francë.

Mësohet se këto automjete mësohet se kanë hyrë në Shqipëri me numra shasie të ndryshuara nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitare të Hanit të Hotit. Më pas automjete pasi bënin çdoganimin arrinin të pajiseshin me targa të rregullta.

 

 

ME TE LEXUARAT