Lajmi i fundit

Prokuroria kërkon burg për autorin, ja si e vrau David Qosaj oficerin e FNSH

david-qoseProkuroria per Krime te Renda kerkon caktimin e mases se sigurise “arrest me burg” per shtetasin David Qosja, per vepren penale te “vrasjes e punonjesit te policise”, per ngjarjen e ndodhur ne Torovice, ku mbeti i vdekur me arme zjarri efektivi i forcave speciale, Ardian Kodra. Nga veprimet hetimore te deritanishme rezulton se:

Më datë 02.09.2016 rreth orës 11.50 shërbimet e policisë pranë Sallës Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë LEZHË kanë marrë një njoftim se shtetasi David QOSAJ ka dalë nga banesa dhe ka qëlluar me automatik.

Pasi është vlerësuar situata si problematike,shërbimet e policisë të ndihmuar dhe nga ata të FNSH Shkodër, të organizuar dhe me dy blinda janë nisur drejtë vëndit ku dhe pretendohej se po qëllohej. Pasi kanë arritur në fshatin TOROVICË ata kanë konfirmuar situaten e raportuar.

Pasi është organizuar lëvizja e trupave ,mjeti tip blind në të cilin ndodheshin shtetasit T. T. si zevëndës komandant , viktima Ardian KODRA drejtues mjeti,si dhe punonjësit e policisë E. B. dhe V.T., ka qënë duke lëvizur në drejtimin Veri –Jug duke patur banesën e të dyshuarit ne krah të djathtë dhe pasi ka kaluar disa metra atë është kthyer tashmë në drejtimin Jug Veri, me banesën tashmë në krahun e majtë një një distancë farë të afërt me të.

Për shkak të gjeografisë së terrenit,udhëheqësit e operacionit kanë orientuar drejtuesin e blindit të spostohej disa metra me tutje për të patur një fushë pamje më të plotë të objekti (banese e David QOSAJ-t)t dhe pas kësaj ai është pozicionuar përfundimisht në një distancë optimale nga ku mund të shiheshin dhe lëvizjet e personit të dyshuar.

Duke qënë se tashme pjesa ballore e objektit ishte nen kontroll por nuk ishte siguruar plotësisht perimetri I baneses së të dyshuarit një grup punonjësish të policisë kanë lëvizur në drejtim te pjesës së pasme të objektit,ndërkohë që V.T dhe E.B. kanë dalë nga blindi nga ana e djathtë e tij dhe janë pozicionuar pas tij në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të situatës.

Pas pak sekondash është parë drejtuesi i blindit,viktima Ardian KODRA i cili ka dalë nga mjeti dhe është pozicionuar thuajse përballë banesës prapa një peme e cila ndodhej fare pranë shtepisë dhe I ka thënë shokëve të tij se është qëlluar dhe blindi. Po ne kete moment, Ardiani, me armë në dorë ka thërritur emrin e të dyshuarit David dhe pas kësaj janë dëgjuar përsëri breshërima armësh dhe dikush nga një pozicion tjeter ju ka thënë se –është vrarë Ardiani-

Pas kësaj ai është marrë me mjet te blinduar dhe është dërguar pranë spitalit por me gjithë ndihmën e dhenë ai ka ndrruar jetë.

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close