Kosova - Rajoni

Ministri kapet “mat” duke shkelur ligjin në trafik

zharkuuNuk ka ligj për qeveritarët, ministri i Qeverisë Mustafa futet në të kuqen. Ministër i Infrastrukturës, Lutfi Zharku para “hunëve” të Policisë së Kosovës ka thyer ligjin e trafikut. Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline”, ai shihet teksa futet në të kuqen në semaforë, në qendër të Prishtinës.

Kësisoj, sipas rregullores së trafikut, në nenin 19, ku flitet për shenjat ndriçuese të trafikut, Zharku ishte dashur të dënohet mbi njëqind euro.

“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind e pesëdhjetë (150) eurosh, shoferi i cili nuk vepron sipas kërkesave të shprehura me ndihmën e shenjave ose sipas urdhrit të personit të autorizuar që e kryen kontrollin dhe rregullimin e trafikut në rrugë. Atij shoferi i shqiptohet edhe një (1) pikë negative”, thuhet në këtë nen. /Indeksonline

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close