Hyn në fuqi ligji i ri, 8 vjet burg kush ndërton pa leje

Aktualitet

shembje-inukNga 1 Shkurt, kushdo që kapet duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me lejen përkatëse nga njësia vendore do të dënohet nga 1 deri në 8 vite burg. E njëjta masë ndëshkuese penale është e vlefshme edhe për personat që janë pronarë të një toke dhe ndërtojnë pa leje në tokën e tyre.

Në datën 14 Janar është publikuar në Fletoren Zyrtare një ligj për ndërtimet e paligjshme, i cili synon të rregullojë tregun e ndërtimeve, duke e kthyer këtë shkelje në vepër penale. Ligji hyn në fuqi pas 15 ditësh pas publikimit në fletoren zyrtare çka do të thotë se më 1 Shkurt nis zyrtarisht zbatimi i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë të cilat i referohen ndërtimeve të paligjshme parashikojnë që ndërtimet pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim konsiderohen vepër penale dhe do të dënohen me burg nga 1-8 vjet. Në pika të veçanta ligji parashikon që nëse kjo vepër penale kryhet në tokën publike, shtetërore apo të tjetrit dënohet me burg nga 1-5 vite.

Ndërsa në rastet kur ndërtimi sjell pasoja të rënda apo kryhet për qëllime fitimi dënimi varion nga 3-8 vjet. Ligji parashikon penalizime edhe për kompanitë të cilat do të jenë pjesë e ndërtimeve pa leje, çka do të thotë se kushdo që kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrje apo zbatim punimesh do të dënohen me 3 vjet burg.

Deri më tani parandalimi i ndërtimeve pa leje penalizohej vetëm me gjoba, por duket se këto masa nuk kanë pasur efekt mbi qytetarët, pasi vitet e fundit në të gjitha qytetet e vendit, por më së shumti në kryeqytet ka pasur një bum të ndërtesave informale, apo shtesave të pallateve gjithtashtu pa lejen e posaçme.

Ndërkohë, paralelisht me këtë, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar prej muajsh po vijon aksionet për prishjen e ndërtimeve në kundërshtim me ligjin. Aktualisht ndërtimet janë të bllokuara edhe pse gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin e KKT të marrë në Gusht të vitit të kaluar.Tv Scan

ME TE LEXUARAT