Burri doli nga burgu për ti thënë live se e donte, ja reagimi i gruas

Aktualitet

gruajaaaEni Cobani ka publikuar sot nje video nga emisioni i djeshem "Shihemi ne gjyq" me te burgosurin Artur Velo dhe gruan e tij.

Ne video duket reagimi i gruas pasi burri doli nga burgu dhe i shoqeruar me efektiva policie, i tregoi asaj se e donte akoma.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kur e do nje njeri zemra te rreh fort,syte te ndrijne dhe ti vrapon per te qendruar afer tij ose saj per ti treguar sa e shtrenjte eshte per ty ta kesh ate afer cdo moment.Ku ka jete pa dashuri prandaj sot eshte e rendesishme te jetosh me dashuri dhe qetesi shpirterore", shkruan Eni Cobani ne videon e publikuar.

artur-velo16Dicka e pazakonte ka ndodhur diten e djeshme në emisionin “Të shihemi në gjyq” me moderatore juristen e njohur Eni Cobani.

Në sallën-studio te spektaklit, përballë njëri tjetrit u gjendën burrë e grua një cift, protagonist të një ngjarjeje dramatike. Burri, i quajtur Artur Velo është i dënuar me 13 vjet burg dhe është lejuar të marre pjesë në sallën e së “Dielës shqiptare”, i shoqeruar nga efektivat e policise edhe ne transmetim live.

Konflikti apo historia mes tyre është shumë prekëse, djali është i dënuar për trafik droge dhe për konflikt me armë me policinë dhe pretendon se ka fakte që është i pafajshëm.

Gruaja e tij nuk e beson dhe nuk i lejon t’i sjellë vajzën në burg. Emanuela, gruaja e Arturit, thotë se familja e burrit ska mundësi ekonomike ta mbajë dhe ndaj ajo do të ndahet.

Vecanerisht prekës ishte momenti kur i ati shkoi përpara sallës dhe i bëri thirrje drejtësisë ta zgjidhë sa më shpejt këtë cështje. Nëse Arturi do të dilte i dënuar, atëherë drejtësia të zbatojë vendimin, tha ai.

artur-velo16

Arturi shprehet se do të shohë vajzën por gruaja e tij nuk e lejon sepse i ka thënë asaj që “babai është në emigracion”. Nga ana tjetër Emanuela insiston se ai ka gënjyer. Ndërhyrja e moderatores Eni Cobani ka bërë që palët të qetësohen dhe ka kërkuar ta dëgjojnë njëri tjetrin dhe të dhurojnë më tepër dashuri, citon shqiperiaime. Ajo ka kërkuar të sensibilizohen me ngjarjen të gjithë ata që përpiqen të mbijetojnë në rrugë të paligjshme duke menduar se pasojat do të jenë të mëdha. I ka ftuar të pajtohen për hir të vajzës dhe mos të prishin familjen. Arturi i ka thënë të kthehet dhe se e do pranë familjes dhe Emanuela me lot në sy ka pranuar se do t’i japi dhe një mundësi.

ME TE LEXUARAT