Aktualitet

Publikohen përgjimet, kapet në Tiranë “financieri” i bandës së drogës “Poter Al”

poter-al-kociaj
Ilir Kociaj, njeri nga kreret e grupit “Poter Al”

Policia e Tiranës njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Badini, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuat nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 8 muaj burg për pastrim parash.

Në 15 prill të vitit 2006 Altin Badini ai u ndalua nga policia në hyrje të qytetit të Sarandës. Ai kishte shkuar nga Tirana drejt qytetit bregdetar me një TR 047 B. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe iu sekuestrua shuma 70 mijë euro që e kishte me vete.

Sipas policisë Altin Badini nga përgjimet kishte rezultuar se kishte kontakte me Bledar Balliu, një trafikant droge i vrarë.

Me shtatë plumba u vra në vitin 2012 i riu fierak, i cili u qëllua teksa po ecte në trotuar pak metra larg gjimnazit Petro Nini Luarasi në Tiranë, aty ku rreth një vit më parë u ekzekutua ish-fqinji dhe shoku i tij, Aleksandër Koliçi.

Përgjimet -Komunikimi datë 15 prill 2006, ora 11:41

Bledar Balliu (0693064…): Dëgjo mbaj 28, mos i ço ktheji nga ato të trashat 500 jepi 42.
Altin Badini (0692235…): Mirë në rregull, hajt.
Bledar Balliu flet me dikë tjetër jashtë telefonit.
Bledar Balliu: Nuk e ngre as Mondi, po kam nisur Mondin me Altinin, me Mondin taksixhiun për andej, kanë 100 e ca mijë euro me vete, mos ka problem, as njëri as tjetri nuk e ngre, ku di gjë unë, sa numra ka Mondi.
Bledar Balliu: Mos i kanë bëre gjë Altinit ore.
Dilo (069779586..) – Po jo or jo, çar thu ti, ai ka lekët e tija është çun i mirë, nuk ka lidhje me atë pune, ka pasë dhe ai 70 lekë.
Bledar Balliu: Nisa Tinin unë lart për Sarandë, kishte ca lekë ai, i thashë futu në qytet dhe nuk ia ngre telefonin.
Iliri (06820730…) – Me sa duket e kanë kap këta të zinjtë, po kishte nja 800 lekësha me vete, 100 mijë lekë.
Bledar Balliu: 100 euro.
Iliri: Po si e nise me 100, me aq lekë.
Bledar Balliu: Po me taksi e nisa.
Bledar Balliu: E se kam një problem, ku je?
Fredi (0692061…): Ja te stadiumi “Dinamo”, këtej nga makina.
Bledar Balliu: Zbrite nga makina dhe hajde se më kanë kap Tinën ore po hajde.
Bledar Balliu: Ore me kë mund të kontaktojmë ne atje o vlla, pse është mbajt ajo taksi e Tiranës thuaj, ca halli ka…
Iliri: Ik ta ngjojmë njëherë atë shefin, atë drejtorin e Sarandës.
Bledar Balliu: Ore i pari fare, më lësho atë taksinë e Tiranës o vlla se janë biletat e mia, jam firmë ndërtimi i thuaj.
Bledar Balliu: Rashë o të keqen, rashë 70 000 mijë euro, se ngre Altini.klan

loading...
Tags

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close