Banda e prostitucionit me 11 të arrestuar në Tiranë, video e arrestimit të policit e taksistëve

Kliko per me shume info

Policia publikon pamjet video te operacionit gjate te cilit jane vene në pranga 11 shtetas/shtetase, midis tyre dhe një punonjës Policie, proçedohen në gjëndje të lirë 10 të tjerë si dhe shpallet një shtetas në kërkim.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A. dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka finalizuar Operacionin “Free Taxi”, në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasit/shtetaset:

Kliko per me shume info

1. F. A., 37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal, me preçedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendence kriminale.

2. A. I., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzim Prostitucionit” parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal, e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

3. A. Xh., 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestuar për veprat penale të “Prostitucionit “dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.

4. M. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucionit”,dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.

5. A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST ”. Ndaluar për veprën penale të “Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 114-25 i Kodit Penal.

6. P. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, “TAKSIST”. Ndaluar për veprën penale të “Mos kallzimit të krimit”, parashikuar nga Neni 300 i Kodit Penal.

7. K. K., 50 vjeç, banues në Tiranë,“ TAKSIST ”. Ndaluar për veprat penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 114 dhe 283 te Kodit Penal.

8. L. S., 47 vjeç, banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale “Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge”, parashikuar nga Neni 285/a i Kodit Penal.

9. G. R., 24 vjeç, banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Prostitucionit”,parashikuar nga Neni 113 i Kodit Penal.

10. A. T., 32 vjeç, banues ne Tiranë. Arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prostitucion”, parashikuar nga Neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.

11. E. Sh., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës Policie. Ndaluar për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga Nenet 245/1, 114 / 25 dhe 300 të Kodit Penal .

Janë proçeduar në gjëndje të lirë shtetasit:

1. E. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

2. G. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

3. A. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

4. R. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

5. O. P., 26 vjeçe, banues në Tiranë, proçeduar për veprën penale te “Prostitucionit”.

6. I. Gj., 28 vjeçe, banuese në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

7. J. S., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

8. A. B., 28 vjeçe, banues në Elbasan, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

9. M. T., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

10. G. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, proçeduar për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi :

• M. K.,banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.

Përmes veprimeve proçeduriale duke përdorur dhe metoda speciale, Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.

Shtetaset Ambra I., Fllanxe A., dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve (taksistët).

Shuma per çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.

Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.

Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve jane konstatuar lëndë narkotike e llojit kokainë ne disa porcione ku jane sekuestruar disa doza kokaine dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar :

• 3 automjete taksi

• 18 aparate telefonike

• 50000 lek të reja

• 4 doza kokainë

Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qëndre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here