Tronditet sërish Hollywood-i, ndërron jetë aktori i njohur

Showbiz

Pas vdekje së aktorit Trevor Habberstad, bota e Hollywood-it është tronditur sërish, pas lajmit të ndarjes nga jeta të Bill Paxton. Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas komplikimeve gjatë një operacioni. Paxton vdiq në moshën 61-vjeçare pas një karriere të gjatë në plot filma të suksesshëm. “Me dhimbje në zemër e ndajmë lajmin se Bill Paxton ka vdekur pas komplikimeve nga një operim,” ka thënë familja e tij në një komunikatë. Paxton ka luajtur në filmat si “Titanic”, “Twister”, “Apollo 13”, dhe “Terminator”. Ai lë prapa bashkëshorten dhe dy fëmijë.

“Një bashkëshort dhe baba i dashur, Bill filloi karrierën në Hollivud duke punuar për filma që shënjuan rritje të mëdha në karrierën e tij prej 4 dekadash. Pasioni i Bill për artet ndihej nga të gjithë ata që e njihnin atë, dhe energjia e tij e pashtershme i solli shumë suksese,” shkruhet në njoftimin familjar të bërë për vdekjen e aktorit.

ME TE LEXUARAT